Page 9 - Mimoza Kusari - 144 Levizja Vetëvendosje
P. 9

-  Komuna  do  ofrojë  partneritet  publiko-privat  nëpërmjet  thirrjeve
        publike  për  të  mundësuar  sektorin  privat  që  të  zhvilloj  biznese  në
        procesim të pemëve dhe perimeve, e cila do mundësoj ndërtimin e
        pikave prodhuese drejt përpunimit të produktit final.

        QEVERISJA E MIRË DHE
        ADMINISTRATA EFIKASE


        Zhvillimi i platformës One Stop Shop

        Ky projekt do të mundësoj që qytetarët e Komunës së Gjakovës të marrin
        shërbime nga një zyrtar komunal, pa pasur nevojë që të kërkojnë doku-
        mentacione  në  disa  hapësira  brenda  komunës.  Një  sistem  i  tillë  do
        të decentralizoj shërbimet komunale edhe në zyrat e gjendjes civile në
        rajonet e fshatrave të Komunës e cila do të ofrojë qasje të lehtë të gjithë
        banorëve për shërbime komunale.
        Decentralizimi  i  shërbimeve  në  zyrat  komunale
        në rajonin e Gjakovës

        Ky projekt do të krijoj mekanizma përmes së cilëve dymbëdhjetë ( 12)
        zyrat e gjendjes civile që aktualisht operojnë në fshatrat e Komunës së
        Gjakovës të mos ofrojnë vetëm shërbimin e tërheqjes së dokumenteve
        nga  gjendja  civile,  mirëpo  përmes  këtyre  zyrave  do  të  ofrohen  edhe
        shërbime  nga  sektori  i  bujqësisë,  tatimit  në  pronë,  dhe  arsimit  me
        qëllim që banorët e rajoneve përkatëse të kenë më të lehtë marrjen e
        shërbimeve komunale.
        Ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve komunal

        Zyra e Personelit do të organizojë trajnime për të gjithë nëpunësit civilë
        për  përdorimin  e  Sistemit  Informues  për  Menaxhimin  e  Burimeve
        Njerëzore  (SIMBNJ),  përmes  të  cilës  do  të  funksionojnë  kërkesat  për
        pushime  vjetore,  procedurat  disiplinore,  përgatitja  e  planeve  për
        trajnime, etj.

        Me ndërtimin e objektit të ri do të kompletohet edhe një kabinet i infor-
        matikës përmes të cilit do të bëhet ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve
        komunal  lidhur  me  përdorimin  e  IT-së  në  punë.  Përmes  Zyrës  së
        Personelit do të ju ofrohet mbështetje të gjithë atyre zyrtarëve të cilët
        vendosin që të avancohen në sferën akademike dhe profesionale ashtu
        që duke ju mundësuar mbështetje në plotësim të dokumenteve, logjis-
        tike dhe ruajtjen e vendit të punës deri në përfundim të programit.
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14