Page 8 - Mimoza Kusari - 144 Levizja Vetëvendosje
P. 8

o Fermerët që kanë sipërfaqe më të vogël se 2 ha, do të ndihmojmë në
        subvencionimin e tyre për sipërfaqet 1 deri në 2 ha për blerjen e farës
        dhe plehut artificial ose mbështetje 150 euro/Ha.
        o  Subvencionimi  me  pajisje  të  ndryshme  bujqësore  (motokultivator,
        roto-kosa për kositjen e barit, plugje, spërkatëse etj.).
        o Subvencionimi i bletarëve me tavolina të punës dhe depozitues për
        ruajtjen e mjaltit.
        - Krijimi i pikave të reja grumbulluese
        o Krijimi i tregut modern për tregtarët dhe prodhuesit vendor
        o Fuqizimi i pikave grumbulluese dhe frigoriferike me synim të orga-
        nizimit të punës së fermerëve në mënyrë që plasimi i produkteve në
        tregun lokal të jetë më i lehtë.
        o Në fshatrat me lartësi mbidetare (Goden, Zylfaj etj.) të bëhet kthimi
        në zonë për kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike për shkak të
        pozitës që e ka ajo zonë.
        -  Ngritja  e  kapaciteteve  të  kultivimit  të  perimeve  në  ambiente  të
        mbyllura (serra)
        o Në 2 vitet e para do të ketë rritje për shpërndarjen e serrave nga 10 që
        kanë qenë deri tash, në 15.
        - Ngritja e pemishteve moderne
        - Ngritja e kapaciteteve të stallave për majmëri dhe qumështore
        - Përmirësimi i sistemit të ujitjes përmes investimeve në Penda dhe
        Kanale të ujitjes si dhe mbështetja e fermerëve me sistemet e ujitjes
        pikë-pikë
        o Në të gjitha parqet e qytetit do të implementohet sistemi i ujitjes,
        krasitja dimërore dhe plehërimi, sidomos i ujitjes do të jetë themelor pasi
        që këtë vit kemi një tharje të shumë fidanëve të pemëve dekoruese.
        -  Ofrimi  i  ndihmave  veterinare  për  parandalimin  e  sëmundjeve  të
        kafshëve dhe sigurimin e mbrojtjes së shëndetit.
        - Ngritja e kapaciteteve të fermerëve përmes trajnimeve si dhe orga-
        nizimet  e  ndryshme  ndërmjet  ekspertëve  bujqësor  dhe  fermerëve
        lokal
        - Komuna do identifikoj hapësirat publike dhe private dhe do ofrojë
        bashkëpunim me kompanitë private të cilat furnizojnë pikat në mbarë
        Kosovën. Kjo do ndihmojë në zhvillimin e bujqësisë dhe riaktualizimin
        e fermerëve drejt zhvillimit të tokave të tyre
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13