Page 5 - Mimoza Kusari - 144 Levizja Vetëvendosje
P. 5

- Brendimi
        o Krijimi i ekipit të Dizajnimit për qëllime konsultimi
        o Paketimi i produkteve përmes Qendrës së Dizajnit
        o Seminar dhe Hulumtime mbi njohuritë e shfrytëzimit të dizajnimit
        dhe  promovimit;  krijimi  i  modeleve  të  testimit  të  produkteve  të  reja
        potenciale
        - Shitja e Produkteve
        o Krijimi i tregut të produkteve vendore
        o Zhvillimi i tregut për produktet; Eksplorimi i kanaleve të reja përmes
        pjesëmarrjes në panaire të ndryshme lokale, kombëtare dhe ndërkom-
        bëtare
        o Krijimi i Muzeut lokal për zejtarët dhe artizanët
        o Krijimi i ekipit të projektimit për qëllime konsultimi
        Fondi për mbështetje të NVM-ve
        Komuna e Gjakovës zotohet që do të mbështete NVM-të në Komunën e
        Gjakovës duke bashkëpunuar ngushtë me donatorët lokal dhe të huaj.
        Burimet  financiare  të  Fondit   do   jenë  (1)  Subvencionet  e  DZHE   (2)
        Donatorët dhe nga (3)  Kontributi i bizneseve.

        Fondi për NMVM-të do të shërbejë si një ndërmjetësim mes nevojave të
        komunitetit të bizneseve dhe mundësive të komunës dhe donatorëve
        për mbështetje financiare. Ky fond do t’i financojë ndërmarrjet, si prod-
        hues potencial që gjenerojnë vende pune dhe eksporte, si dhe zanatet
        tradicionale  dhe  artizanatit  si  biznese  me  vlerë  të  trashëgimisë
        kulturore.  Fondi  për  NVM  do  të  përfshijë  kuota për  gratë,  rininë  dhe
        pakicat.
        Konferenca  e  Investitorëve  për  projektet  të  mëdha
        kapitale të Gjakovës

        Konferenca  e  Investitorëve  ka  për  qëllim  promovimin  e  projekteve
        strategjike të Komunës së Gjakovës duke ju ofruar investitorëve poten-
        cial mundësinë e bashkëpunimit nëpërmjet Partneritetit Publiko Privat
        (PPP). Kjo konferencë do të përfshijë:
        -  Krijimi  i  një  platforme  prezantuese  për  qytetin  e  Gjakovës  dhe
        regjionin e saj
        - Prezantimi i mundësive për investim në zonat kryesore të qytetit të
        Gjakovës
        - Prezantimi i projekteve ideore për bashkëpunim Publiko Privat (Kurrizi
        bezistani, fabrikat prodhuese, parkingjet, Bankosi etj)
        - Grumbullimi i investitorëve të huaj dhe vendor në një vendtakim në
        mënyrë që të shkëmbehen ide dhe kontakte ndërmjet tyre
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10