Page 4 - Mimoza Kusari - 144 Levizja Vetëvendosje
P. 4

- Funksionalizimi i tri parqeve industriale: 1. Metaliku, 2. Virxhinia dhe 3.
        Jatex, bazuar në studimet e fizibilitetit të përfunduara në vitin 2015.
        - Me thirrje publike të bëhet Identifikimi dhe zgjedhja e bizneseve për
        krijimin e hapësirave punuese.
        - Bashkëpunimi me agjencitë zhvillimore për krijimin e plan-programit
        për Cluster zonat dhe përgatitja e planit operues të këtyre zonave.
        - Krijimi i ekipit monitorues për mbarëvajtjen e këtyre hapësirave.

        Rivitalizimi  i  objektit  të  Bankosit(pas  zhvendosjes  së
        Komunës në objekt të ri) dhe funksionalizmi i tij si Qendër
        rinore dhe Inkubator i start-up bizneseve.

        - Krijimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit me OJQ-të që merren me
        zhvillimin e start up-ve
        - Krijimi i hapësirave të përbashkëta
        - Ofrimi i hapësirave për krijim të degëve të bizneseve ekzistuese në
        Prishtinë për zgjerim të aktiviteteve të tyre inovative
        - Ofrimi i hapësirave për themelimin e qendrës rinore të Gjakovës, e cila
        do t’ua mundësojë të gjitha organizatave jo qeveritare të bashkëpunojnë
        në një hapësirë të përbashkët.
        - Identifikimi dhe zgjedhja e bizneseve/OJQ-ve  adekuate për tu bërë
        pjesë e Qendrës Rinore.
        - Bashkëpunimi me agjencitë zhvillimore për krijimin e plan-programit
        dhe përgatitja e planit operues të këtij institucioni
        - Krijimi i ekipit monitorues për mbarëvajtjen e këtyre hapësirave.

        Qendra e Zhvillimit të bizneseve

        Komuna do të financoj kompani konsulente të cilat do mbështesin kom-
        panitë  ekzistuese  prodhuese  drejt  zhvillimit  të  kapacieteve  dhe
        shtrirjes së produkteve në tregun e Kosovës dhe jashtë.
        - Zhvillimi i Produkteve
        o Masat për kontrollimin e cilësisë së produkteve dhe pajisja me vulën
        e Komunës
        o Bashkëpunimi me Universitete të Dizajnit; Kompanitë vendosin një
        temë për zhvillimin e produkteve dhe studentët e projektimit propozo-
        jnë idetë e tyre të dizajnit
   1   2   3   4   5   6   7   8   9