Page 3 - Mimoza Kusari - 144 Levizja Vetëvendosje
P. 3

ZHVILLIM EKONOMIK

        DHE PUNËSIMI





        Duke  ofruar  infrastrukturë  të  përshtatshme  ligjore,  ekonomike  dhe
        sociale,  Komuna  e  Gjakovës  synon  të  bëhet  model  për  zhvillimin  e
        politikave që mundësojnë përkrahjen e sektorëve më me potencial në
        zhvillimin ekonomik të Komunës tonë, me theks të veçantë në prodhim
        dhe  përpunim,  ndërmarrje  mikro,  të  vogla  dhe  të  mesme,  turizëm,
        trashëgimi  kulturore,  historike  dhe  shpirtërore  si  dhe  industrinë  e
        zejeve të vjetra.
        Aeroporti i Gjakovës
        Aeroporti siç dihet është transferuar nga kontingjenti italian i KFOR-it,
        Ministria Italiane e Mbrojtjes në pronësi të Qeverisë. Aktualisht, Aero-
        porti shfrytëzohet nga Ministria e Mbrojtjes për nevojat e FSK-së.

        Plani jonë qeverisës planifikon që bashkërisht me Qeverinë e Kosovës
        të transformojnë Aeroportin duke ia shtuar këto kompetenca:

        1. Aeroport civil/komercial dhe alternativ
        2. Shkollë e shërbimeve aeroportuale, pilotimit dhe sporte e rekreacion
        3. Aeroport për transport ajror të mallrave (cargo)
        4. Koncesionim PPP (ANP-Limak apo të tjerë)

        Zonat Industriale | Krijimi i hapësirave të përbashkëta
        të punës
        Duke  u  bazuar  në  rezultatet  dhe  këshillat  e  :  a)  vizitave  në  bizneset
        lokale, b) takimeve me qytetarë, c) Këshillit Konsultativ të bizneseve të
        Gjakovës, si dhe duke i analizuar kushtet financiare dhe infrastrukturën
        për të bërë biznes në Gjakovë, kemi konstatuar që Komunës i nevojitet
        një hapësirë e përbashkët e punës për sektorët e këtyre industrive: (1)
        Drurit, (2) Metalit, (3) Tekstilit dhe (4) Teknologjisë.

        Kjo nismë ka për qëllim mbështetjen e bizneseve të shumta prodhuese
        që e kanë dijen dhe vullnetin për të punuar, por që kanë mungesë të
        veglave të punës, hapësirës punuese, probleme që vijnë kryesisht nga
        mungesa e mjeteve financiare.

        Hapat e ardhshëm për funksionalizimin e këtyre zonave:
   1   2   3   4   5   6   7   8