Page 2 - Mimoza Kusari - 144 Levizja Vetëvendosje
P. 2

FJALA HYRËSE
                        Mimoza Kusari Lila

     Të dashur qytetarë të komunës së Gjakovës,
     Po fillojmë bashkë një rrugëtim gjatë këtij muaji të fushatës, për të vazhduar më pas
     me besimin tuaj edhe katër vite tjera të qeverisjes lokale në komunën tonë të dashur,
     në Gjakovën tonë!
     Rrugëtimi im politik ka filluar me Gjakovën dymbëdhjetë vite më parë dhe asnjëherë
     përgjatë këtyre viteve nuk u nda Gjakova nga unë dhe as unë nga Gjakova. Ndër vite
     ideja, dëshira dhe vizioni për Gjakovën u rritën dhe plotësuan me projekte dhe ide të
     reja, të cilat sot vijnë para votuesit të komunës tonë, të plota dhe me mbështetje të
     madhe të Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga programi
      i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.
     Ne ishim bashkë katër vite në Gjakovë. Arritëm të tejkalojmë sfida dhe pengesa të
     shumta. Trashëguam borxhe dhe obligime të rënda, por në fund arritëm jo vetëm të
     balancojmë buxhetin, por edhe të sjellim projekte shumë milionëshe për komunën
     tonë. Gjatë mandatit tim të parë, Gjakova përfitoi grantin nga BE-ja për Ngrohtoren
     e re të qytetit në vlerën 15 milionë Euro, grantin për ndërtesën e re të komunës në
     vlerë prej 3 milionë Euro, grantin për renovimin e konviktit “Sadik Stavileci” nga TIKA
     në vlerë prej 500,000 Euro, ndërtimin e QKMF-së së re nga Ministria e Shëndetësisë
     dhe bashkëfinancimi i komunës në vlerë prej 800,000 Euro, ndërtesën për persona
     me aftësi të kufizuar nga “Save the Children” në vlerë prej 800,000 Euro, ndërtesën e
     rinovuar për drejtorinë e Kadastrës nga projekti i Bankës Botërore, e shumë e shumë
     projekte tjera.
     Fituam titullin e komunës më transparente për tre vite me radhe 2015, 2016 dhe 2017
     si  dhe  ishim  komuna  me  performancën  më  të  mirë  në  realizimin  e  shërbimeve
     komunale në garën në mes të 17 komunave të vlerësuara nga DEMOS-i Zviceran.
     Gjakova dha shembullin se mund të udhëhiqet me sukses dhe me vizion. Por, ende
     shumë punë dhe projekte tjera kanë mbetur pa u realizuar.
     Sot,  kur  jemi  kthyer  më  të  fortë  se  kurrë  më  parë,  të  udhëhequr  nga  Lëvizja
     VETËVENDOSJE! dhe vizioni ynë i përbashkët për qeverisje të hapur dhe transpar-
     ente, me zhvillim të barabartë dhe mundësi të reja për komunën tonë dhe gjithë
     qytetarët  e  saj  pa  dallim,  jemi  të  vendosur  të  realizojmë  vizionin  për  Gjakovën
     komunë me shërbime moderne, e zhvilluar ekonomikisht dhe mundësi punësimi
     për të gjithë që duan të jetojnë dhe veprojnë në Gjakovë. Do të realizojmë Gjakovën
     e pastër, të gjelbëruar me resurse të mirëmbajtura ujore dhe natyrore dhe pasurim
     të aktiviteteve rekreative dhe sportive. Gjakovës duam t’ia kthejmë Malësinë e saj,
     Malësinë e Gjakovës. Të mundësojmë bashkëpunimin dhe funksionimin si një tërësi
     me tregun e hapur, aktivitetet e përbashkëta kulturore dhe sportive dhe infrastruk-
     turën  e  kompletuar  rrugore  dhe  zingjir  të  prodhimit  dhe  shitjes  së  produkteve
     bujqësore.
     Të dashur qytetarë të komunës tonë, jam më e përgatitur dhe më e gatshme se
     asnjëherë më parë, që bashkë me të gjithë Ju, të ngrisim Gjakovën në një nivel të
     ri të zhvillimit dhe për herë të parë, që nga periudha e pasluftës të kemi një lidhje,
     vizion dhe mbështetje të pa rezervë nga Qeveria e Republikë së Kosovës. Ndryshimin
     një e filluar me 14 Shkurt e finalizojmë me 17 Tetor.
     Na priftë e mbara!
     #BashkëQeverisim
   1   2   3   4   5   6   7