Page 11 - Mimoza Kusari - 144 Levizja Vetëvendosje
P. 11

-  Platforma  për  raportimin  e  problemeve  urbane  dhe  mjedisore:
        Platforma  paraqet  një  sistem  miqësor  për  shfrytëzuesit,  e  cila  ju
        mundëson  qytetarëve  të  raportojnë  direkt  tek  zyrtarët  e  komunave,
        kompanive të kontraktuara nga komuna dhe akterëve të tjerë të cilët
        janë  kompetent  për  këtë  çështje.  Varësisht  nga  drejtimi  që  do  të
        përcaktojë  komuna,  përdoruesit  do  të  jenë  në  gjendje  të  raportojnë
        probleme në lidhje me fushat që ndikojnë në mjedisin e tyre si: mbe-
        turinat,  rreziqet  për  këmbësorë,  probleme  në  parqet  rekreacionale,
        problemet infrastrukturore, rreziqet gjatë ndërtimit, rreziqet e trafikut,
        dëmtimi  i  sistemit  të  ujësjellësit,  probleme  sanitare,  ujërat  e  zeza,
        prerjet  ilegale  të  drunjëve,  reduktimin  e  rrezikut  nga  fatkeqësitë,
        humbja e kafshëve të egra, aktivitete ilegale, etj. Platforma do zgjerohet
        me caktimin e një ekipe komunale e cila në orar të rregullt do jetë në
        koordinim me banorët.

        - Gjakova SmartCity: Projekti Gjakova qytet i mençur ka për objektiv
        vendosjen e shtyllave multifunksionale që do të përdoren për: kamerat
        e sigurisë, senzorët e ndryshëm për Smart City (matjen e temperaturës,
        shtypjes  së  ajrit,  lagështisë  së  ajrit,  ndotjes  së  ambientit,  shpejtësisë
        dhe drejtimit të erës, matjes se reshjeve të shiut etj.) pika kyçëse wire-
        less - wiFi për qasje në gjakovaportal.com dhe shërbimet tjera komuni-
        kuese. Gjithashtu në kuadër të qytetit të mençur do të vendosen edhe
        LED Panelet Informues (për të paraqitur informacione të ndryshme),
        sistemi  i  zërimit  publik  (sistemi  i  alarmimit,  i  njoftimeve  me  zë)  dhe
        ndriçimi i mençur. Menaxhimin  e këtyre kamerave të sigurisë, do ta
        kenë policia rajonale e Gjakovës.


        - E-Administrata: Platforma informohu për të gjitha dokumentet dhe
        informatat që nevojiten për tu pajisur me shërbime komunale nëpërm-
        jet internetit me aplikacionin e-administrata. Platforma do të ofrojë infor-
        macione dhe detaje për mënyrën e parashtrimit të kërkesës për shërbi-
        met komunale, llojet e shërbimeve, organi kompetent për dhënien e
        shërbimit, shuma për pagesë, afati i pranimit të përgjigjes/shërbimit, të
        gjitha  këto  informacione  përmes  internetit  përpara  se  parashtruesi  i
        kërkesës të paraqitet në sportele/zyrë.
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16