Page 10 - Mimoza Kusari - 144 Levizja Vetëvendosje
P. 10

Po ashtu, do të bëhet krijimi i një fondi të veçantë për trajnime nën
        Zyrën e Personelit i rezervuar për llojet e trajnimeve apo vizitave studi-
        more  jashtë  vendit  të  cilat  nuk  mbulohen  nga  IKAP  apo  organizata
        tjera.
        Zhvillimi i platformës Komuna e Hapur

        Kjo  platformë  përfshinë  projektet  për  të  dhënat  e  hapura  të  cilat
        tashmë  janë  implementuar  në  mandatin  e  parë  të  qeverisjes  sime
        komunale  dhe  planifikohen  të  zhvillohen  edhe  me  tutje  në  katër
        vjeçarin e ardhshëm. Platformat që do të zhvillohen për Komunën e
        Hapur janë:
        • Open Data
        • e-Prokurimi
        •  Transaksionet  e  pagesave  online,  të  ndërlidhura  me  platformat  e
        nivelit qendror dhe lokal
        • Mbeturinat ilegale, platformë e cila do mundësoj ngritjen e vetëdijes-
        imit dhe qytetarët do kenë mundësi të raportojnë hapësirat e pikave
        ilegale të grumbullimit të mbeturinave për të ndihmuar komunën në
        identifikim dhe mirëmbajtje.
        • Shpenzimi i Buxhetit, do mundësoj që për çdo shpenzim të parasë
        publike të prezantohet pranë qytetarëve të Komunës së Gjakovës si
        llogaridhënie rreth shpenzimeve të secilës drejtori në Komunë.

        Përmes kësaj platforme banorët do të kenë mundësi të sigurojnë të
        gjitha të dhënat me interes nga lëmia e procedurave të prokurimit, nga
        pjesa e zhvillimit hapësinorë ku përfshihen të dhëna nga lejet e ndërti-
        mit, inspektimet, bujqësia, kadastra e të tjera.

        Zgjerimi  dhe  Zhvillimi  i  platformave  ekzistuese
        në kuadër të Gjakova Portal:

        Platformën “Gjakova Portal ” do të ofrojë drejtpërdrejt qasje në të gjitha
        shërbimet komunale dhe atë përmes:
        -  Menaxhimi  i  Aseteve:  Menaxhimi  i  pronës  komunale  në  hapësirat
        publike nëpërmjet QR Code ku përmes këtyre kodeve banorët do të kenë
        mundësinë  që  përmes  fotove  të  drejtpërdrejta  të  tregojnë  defek-
        tet/ankesat për hapësirat publike, për shembull: cila shtyllë ndriçuese
        është jashtë funksionit, e të tjera.
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15